LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Ne si Juventusi? Jo, jemi ndryshe

Zanetti: Ne si Juventusi? Jo, jemi ndryshe

Javier Zanetti ka thënë se Interi nuk mund ta përdorë Juventusin si inspirim.

Nerazzurrët pësuan humbje nga Juventusi 1-0 në Torino në këtë muaj, ndërsa Mauro Icardi mori dy ndeshje suspendim.


“A mund të jetë Juventusi një pikë referimi për ju? Jo, ne kemi dy histori të ndryshme. Idetë dhe ADN-ja jonë janë të ndryshme. Megjithatë, përveç fitoreve, Juventusi ka bërë një punë shumë të mirë në vitet e fundit me stadiumin në pronësi”.

“Derby d’Italia? Në krahasim me atë të ’98 ishte një ëmbëlsirë”.

Gjestet e Icardit pas ndeshjes

“Gjithmonë ka shumë tension, për çka ndodhi edhe ajo me Mauron. E kuptoi menjëherë gabimin dhe u kërkoi falje gjyqtarëve para syve të mijë”.

“Icardi është i edukuar, dua ta dini këtë të gjithë. Mauro dhe unë kemi dy personalitet të ndryshime, por ai ndjenë shumë për këtë klub”.

“Ai po jep gjithçka në mënyrën e vet. E meriton fanellën e Kombëtares”, ka thënë Zanetti.

Zanetti dëshiron sa më shumë lojtarë në krye të klubeve

Zanetti ka një rol si zëvendëspresident, gjë që nuk është bërë me Alessandro Del Pieron dhe Paolo Maldinin te Juventusi dhe Milani.

“Shpresoj që të ketë më shumë ish-futbollistë që japin kontributin e tyre sikurse unë dhe Pavel Nedved”.

“Shpresoj që të njëjtë ta bëjnë edhe Gigi [Buffon] dhe Francesco [Totti] kur të pensionohen”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori