LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Mbrëmja e Schelottos

Zanetti: Mbrëmja e Schelottos

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, është i gëzuar që përforcimi i ri i Nerazzurrëve, Ezequiel Schelotto, arriti të shënojë gol në debutimin e tij në Derby della Madonnina.

“Ishte një mbrëmje e veçantë për Schelotton dhe ne të gjithë jemi të lumtur për të. Ai e pati rastin e tij dhe e shfrytëzoi shumë mirë”.

“Ishte një derbi shumë i tensionuar. Milani ishte më i mirë se ne në pjesën e parë, por Interi i mblodhi të gjitha forcat për të barazuar”, ka thënë ‘Il Tractore’. /Telegrafi/