LAJMI I FUNDIT:

Zaev sonte në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë”

Zaev sonte në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë”

Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev sot qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritja solemne do të mbahet në pllajën para ndërtesës së institucioneve të përbashkëta të BeH pas çka vijon takim i delegacionit të Maqedonisë me anëtarët e delegacionit të Këshillit të ministrave të BeH.

Pas takimit, sipas informacioneve nga Shërbimi për informim të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të Zaevit dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvizdiq.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Në suaza të vizitës është paraparë të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH, njofton AIM.

Sipas agjendës është paraparë pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur tragjikisht Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

Në orët e mbrëmjes kryeministri Zaev me Zvizdiq do të marrin pjesë në Mostar në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori