LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Shteti i së drejtës duhet të sundojë përsëri në Maqedoni

Zaev: Shteti i së drejtës duhet të sundojë përsëri në Maqedoni

Lideri i LSDM-së ka dalë para mediave ku ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, me theks të veçantë në tentimin për të ç’bllokuar Kuvendin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai këmbëngulë në atë që shumicës parlamentare duhet t’i jepet mundësia të formojë Qeverinë e re të vendit.

”Askush nuk ka të drejtë që t’i terrorizojë qytetarët me jostabilitet dhe bllokim institucione. Interesi kryesor i vendit është ç’bllokimi i institucioneve. E marrin përgjegjësinë që të vazhdojmë me procese demokratike me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit nga ana e shumicës parlamentare.

Do ta përsëris, qytetarëve u ka ardhë në majë të hundës çfarëdo lloj krize. Shumica parlamentare ka të drejtë sipas ligjeve, Kushtetutës, prandaj edhe ka të drejtë që të vendosë. Ndryshe, do të bllokohet çdo gjë, nuk do të funksionojnë institucionet, nuk do të ketë pagesa dhe një varg çështjesh tjera do të bllokohen.

Kushtetuta është e qartë, kompetencat janë të Kuvendit, shumicë parlamentare ka, prandaj askush nuk duhet të bëjë diçka që është në kundërshtim me shtetin. Drejtësia dhe shteti i së drejtës duhet patjetër të sundojë përsëri në Maqedoni”, deklaroi Zoran Zaev, lider i LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori