LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia duhet të ketë qeveri të re

Zaev: Në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia duhet të ketë qeveri të re

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherit edhe mandatar për formimin e qeverisë së re, mbrëmë në Bruksel njoftoi se bisedimet janë plotësisht për përbërjen e qeverisë së re, e cila sipas tij do të duhej të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nga gazetari i AIM deri ku kanë arritur bisedimet për formimin e qeverisë, Zaev pas takimit me pesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Federica Mogherini, theksoi se me partnerët e shumicës parlamentare pothuajse janë dakorduar, përveç me Lëvizjen Besa, por njoftoi se pret përmbylljen e nënshkrimeve të ministrive deri në fund të kësaj jave.

‘Me partinë Besa ende nuk kemi arritur të flasim për kuadrot. Ende bisedojmë për resorët, numri i përgjithshëm sa, për proporcionet, përgjegjësitë etj. Besoj se shumë shpejt do të vijmë dhe do të bisedojmë për emrat. Aspirata ime, por edhe të gjithë liderëve përfunduam që të tentojmë deri në fund të javës të dorëzojmë propozim deri te Parlamenti i Maqedonisë’, tha ndër të tjera Zaev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori