LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ndikimi i Rusisë në Maqedoni do të forcohet nëse nuk reagon BE-ja dhe SHBA-të (Video)

Zaev: Ndikimi i Rusisë në Maqedoni do të forcohet nëse nuk reagon BE-ja dhe SHBA-të (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar për EuroNews se ndikimi i Rusisë në Maqedoni do të forcohet nëse BE-ja dhe SHBA-të nuk ndërmarrin veprime të duhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, interesi i Rusisë për Maqedoninë u forcua menjëherë pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar, përmes praninsë së njerëzve, por edhe të deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Mirëpo, Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, i ka hedhur poshtë pohimet për rritje të ndikimit të Rusisë në Maqedoni. Sipas tij, është legjitime që Rusia të ketë interesa në rajon, ashtu siç mund të kenë edhe vendet anëtare të BE-së./Telegrafi/