LAJMI I FUNDIT:

Zaev: I kemi përafruar qëndrimet, dëshiroj që 67 nënshkrimet të jenë në qeverinë e re (Video)

Zaev: I kemi përafruar qëndrimet, dëshiroj që 67 nënshkrimet të jenë në qeverinë e re (Video)

Pas takimit me Ali Ahmetin, lideri i LSDM-së tha se kanë biseduar për ndarjen e resorëve dhe punojnë në përafrimin e qëndrimeve për të shkurtuar ditët që sa më parë të votohet qeveria e re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se do të takohet që sonte edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa.


”Ngadalë jemi duke i përafruar qëndrimet. Besoj se edhe ndërmjet vetë partive do të ketë takime, parti që janë partnerë të mundshëm të koalicionit. Sipas të gjitha gjasave sonte do të takohemi edhe me Lëvizjen Besa. Takimet do të zgjatin deri vonë dhe qëllimi është të shkurtohen ditët, për arritjen e një ujdie. Optimistët më të mëdhenj nuk mund ta presin që nesër të ofrohet në Kuvend qeveria e re, sepse punët janë shumë serioze dhe ka shumë rëndësi cilësia e kuadrove. Gjithçka mund të bjerë në ujë nëse nuk ka cilësi të kuadrove. Të gjithë partnerët e shumicës parlamentare i japin rëndësi cilësisë dhe jo resorëve. Bisedojmë me të gjithë dhe qëllimi është që të gjithë 67 nënshkrimet të jenë pjesë e qeverisë së re”, deklaroi Zaevi.

Ai bën të ditur se bisedojnë për anëtarësimin në BE dhe NATO, sundimi i ligjit, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, transparencë, përgjegjësi në pushtet, vendim konsensual, konsultime me partnerët për vendimet me rëndësi, etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori