LAJMI I FUNDIT:

Z Mobile, partner i Dokufest 2017

Z Mobile, partner i Dokufest 2017

Në vazhdën e përkrahjes së ngjarjeve kulturore e argëtuese të kësaj vere, Z Mobile ka konfirmuar mbështetjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar – Dokufest, si partner i kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore në vend.

Edicioni i sivjetmë i Dokufest fillon më 4 gusht dhe do të zgjas deri më 12 gusht në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit, gjatë së cilit do të shfaqen filma nga vende të ndryshme të botës në disa programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Kjo ngjarje kulturore tërheq vëmendjen e një numri të madh artistësh, film bërësve, producentëve dhe artdashësve nga rajoni dhe bota.

Pas 16 vjetësh të mbajtjes së këtij festivali, sot DokuFest është ngjarja më e madhe kulturore në vend dhe një ndër 25 festivalet më të mira të filmit dokumentar në botë.