0Shares

Informacioni për çmimet për telefonin që do të lansohet, YotaPhone 3, është zbuluar. Yota Devices, kompania ruse pas telefonave të mençur YotaPhone dhe YotaPhone 2 me ekran të dyfishtë, ka konfirmuar se pajisja e ardhshme do të fillojë në 350 dollarë.

Konkretisht, kompania tha se varianti 64GB do të mbajë çmimin prej $ 350, ndërsa modeli 128GB do t’ju kushtoj 450 $. Fatkeqësisht, asgjë tjetër nuk është konfirmuar zyrtarisht në lidhje me pajisjen në këtë moment, duke përfshirë kohën kur do të jetë në dispozicion.

Raportet, megjithatë, thonë se celularët do të fillojnë të dërgohen në Kinë këtë shtator. Pajisja gjithashtu do të jetë në dispozicion për para-porositje në Rusi për të njëjtën kohë. YotaPhone 3 u shfaq zyrtarisht në prill të këtij viti.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)