LAJMI I FUNDIT:

Ymeri u premton përkrahje të verbërve

Ymeri u premton përkrahje të verbërve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka vizituar Shoqatën e të verbërve në Prishtinë, të cilëve ia iu ka dhuruar programin e Lëvizjes Vetëvendosje të shtypur në alfabetin Brail.

Ymeri tha se garanton bashkëpunim të përhershëm me këtë komunitet me qëllim që t’iu ndihmojnë kësaj shoqate dhe të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmën e tyre.


Drejtori ekzekutiv i shoqatës së të verbërve, Mexhid Foniçi tha se shoqata e të verbërve ka shumë probleme si komunitet dhe ajo çka i shqetëson më së shumti është mos përkrahja nga institucionet e vendi.