LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Të ndalet privatizimi

Ymeri: Të ndalet privatizimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritikuar edhe njëherë privatizimin duke kërkuar që të ndalet menjëherë. Ai ka thënë se ende nuk është dhënë një përgjigje e saktë se pse po privatizohet prona publike dhe 75 për qind të Postës dhe Telekomit të Kosovës, por, se sipas tij, kjo po mund të bëhet për shkak të korrupsionit.

Sipas, Visar Ymerit, një nga arsyetimet e qeverisë se më privatizim rritet efiqienca e kompanisë nuk ekziston.

Ai ka thënë se pushteti po privatizon pronën publike ose për shkak të korrupsionit ose besimit në një ideologji të gabuar e cila në fund të fundit, sipas tij, e nxit korrupsionin dhe e shkakton korrupsionin, andaj edhe një herë ai ka kërkuar që të ndalet privatizimi. /Telegrafi/