LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Pushteti s’do të mund ta ndalë zbardhjen e së vërtetës, veçanërisht drejtësinë për Astritin

Ymeri: Pushteti s’do të mund ta ndalë zbardhjen e së vërtetës, veçanërisht drejtësinë për Astritin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar në llogarinë e tij në Facebook, lajmin e lëshimit të Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Shkrimin e plotë, në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni më posht.

Dy aktivistët e dyshuar për terrorizëm të Vetëvendosjes, dërgohen në arrest shtëpiak!
Lexo po ashtu Dy aktivistët e dyshuar për terrorizëm të Vetëvendosjes, dërgohen në arrest shtëpiak!

“Prej sot Atdheu, Egzoni, Adea dhe Frashëri janë në arrest shtëpiak. Petriti është i obliguar të lajmërohet në polici. Astriti vdiq në Burgun e Prizrenit në rrethana jashtëzakonisht të dyshimta. Edhe sot e kësaj dite askush nga organet shtetërore nuk dha përgjegjësi. E përgjegjësi kanë të gjitha në zinxhir: elementet e kriminalizuara në polici e hetuesi që e montuan rastin, prokuroria që ua mirëmbajti dhe ndihmoi këtë montim, gjykata që u bë pjesë e këtij montimi duke ua pranuar kërkesat e tyre për burgosje pa asnjë provë a dëshmi, qeveria si ekzekutiv, dhe mazhoranca, që duke ndërhyrë politikisht, e nxiti këtë montim dhe nuk lejoi asnjëherë mundësi diskutimi për këtë katandisje të organeve ekzekutive të shtetit të kapur.

Pushteti, e veçanërisht Kadri Veseli, ndërhyri drejtpërdrejt që ta pamundësojnë seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! duke kërkuar nga deputetët të tërhiqen nga nënshkrimet që i patën dhënë.

Javës që shkoi u dorëzua dhe peticioni i mbi 23 mijëqytetarëve. Midis të tjerash aty kërkohet mbajtja e seancës plenare. Komisioni parlamentar për shqyrtimin e peticioneve as nuk planifikoi të mblidhej derisa tre deputetë të opozitës e kërkuan mbajtjen e mbledhjes.

Sot ky komision me gjithë kërkesat e deputetit Haskuka, vendosi që t’ia delegoj kryesisë së Kuvendit se kur ta mbajë seancën parlamentare për të shqyrtuar Peticionin “Drejtësi për Astritin”.

Pas të gjitha këtyre pengesave tash jemi në dijeni se Kryetari i Kuvendit, vetë pra Kadri Veseli, do të kërkojë të mbledhë firmat, nga deputetët për një seancë të iniciuar nga ai. Kjo s’është gjë tjetër përpos një poshtërsi.

Tanimë askush nuk as më të voglin dyshim se procedurat e stërzgjatura, shkelja e tyre pasi kalon edhe stërzgjatja, kanë vetëm një qëllim – ta heshtin kërkesën legjitime të qytetarëve për njohjen e përgjegjësisë direkte të të paktën dy ministrave, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Ky proces i montuar politikisht ka kolapsuar. Pushteti nuk do të mund ta ndalë zbardhjen e së vërtetës për rastin, e veçanërisht drejtësinë për Astritin. Këtë nuk do ta lejojmë.

Pushteti i kriminalizuar do të përgjigjet. Politikisht. Dhe, sipas të gjitha gjasave, penalisht” (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori