LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Hoti është lapsi i Mustafës, Haradinaj është maska e Veselit

Ymeri: Hoti është lapsi i Mustafës, Haradinaj është maska e Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se pretendenti i tyre për kryeministër vendi, Albin Kurti, ka dëshmuar secilën etapë të historisë se nuk i nënshtrohet askujt tjetër pëeveç popullit të tij, derisa tha se ai është i pakrahaueshëm, transmeton Klan Kosova.

Këto deklarime Ymeri i dha në fushatën zgjedhore të sotme të mbajtur në Therandë, derisa shtoi se Kurti s’mund të krahasohet me kandidatët e tjerë për kryeministër.


Një gjë e tillë pasi sipas Ymerit, Avdullah Hoti nga LDK-AKR është lapsi i Isa Mustafës ndërsa Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma, është maska e Kadri Veselit, transmeton Klan Kosova.

”Albini ka dëshmuar secilën etapë të vonë të historisë së Kosovës. Nuk dorëzohet, nuk i humb mendja, nuk i humb përkushtimi, nuk i rritet mendja, është njeriu më i kompletuar që i nënshtrohet vetëm një gjëje, popullit të Kosovës dhe të mirës së përgjithshme”.

”Çka ki me krahasu me ata? Avdullah Hoti është lapsi i Isa Mustafës. Ramush Haradinaj u shëndrrua në maskën e Kadri Veselit”.

”Më 11 qershor, do t’ju themi se vota e popullit shkon për të zhvilluar Kosovën. Nuk ka vend në këtë botë që u ndërtua pa sakrifica e pa mund, po njerëzit tanë nuk lanë gjë pa sakrifikuar po ende nuk po e kanë një shtet të fortë”.

”Hajnia nuk lodhet kurrë e as nuk frymëzohet. Nuk krijon e nuk ndërton. Hajnat nuk dijnë cka është ndërtimi e cka është krijimi. Ne nuk humbim kohë me pazare e klane, dëshmojmë dijen tonë, përvojën tonë me programe e plane. Ne kemi planin për zhvillim sepse kemi dijen e mbi të gjitha guximin e ndershmërinë pa u frikësuar nga huliganët që kanë kapur shtetin”.

”Vetëvendosje e do një fond sovrane, duam të vendosim pronësi për pasuritë tona. Fondi sovran do investojë në rritjen dhe fuqizimin e Trepçës, Korporatë Energjetike të Kosovës e Postës së Kosovës. Qeverisja jonë do bashkëpunojnë në cdo hap me mërgatën tonë për realizimin e kërkesave të tyre”.

”Me Albin Kurtin Kryeministër, mërgata do përfshihet drejpërdrejti në vendimmarrje politike për zhvillimin e shtetit. Do ta bashkojmë tregun e energjisë me Shqipërisë. Me Vetëvendosjen do rivitalizohet sektori i bujqësisë. Do zhvillojmë ekonominë, është koha të jenë të bashkuar e të zhvilluar për të mirën e përgjithshme”, ka përfunduar Ymeri, transmeton Klan Kosova.

Në trend

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Kalo në kategori