LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Albin Kurti për Kryeministër

Ymeri: Albin Kurti për Kryeministër

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka treguar për disponimin e Lëvizjes vetëvendosje që ish kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, të kandidojë për postin e Kryeministrit të vendit në zgjedhjet e ardhshme patlamentare.

Në ditën kur VV ka publikuar rezultatet e një sondazhi i cili e nxjerr atë partinë më të votuar në vend, kryetari i partisë tha se “do të ishte mirë” që Kurti të kandidojë për ta drejtuar qeverinë.

Në rast të kandidimit të Kurtit, Vetëvevendosje do të bëhej partia e parë në Kosovë që nuk del në zgjedhje me drejtuesin e parë si kandidat për shef të qeverisë.

“Deputeti Albin Kurti në shumë sondazhe jo vetëm elektronike por edhe kështu, del të jetë figura më e popullarizuar politike brenda Republikës së Kosovës, krahasuar me gjithë tjerë, jo veç brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe mendoj që kjo është shumë mirë dhe është një veçori e Lëvizjes Vetëvendosje që ka një mori emrash që kanë një popullaritet dhe besueshmëri të tillë tek qytetarët”, tha Ymeri në një intervistë për KALLXO.com.

Por për të arritur deri te kandidatura, Ymeri tha se duhet të vendosin organet e partisë.

“Mendoj që po, ka mundësi që të bëhet edhe vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të ishte shumë mirë nëse bëhet kështu. Pra nuk po them që do të ishte keq nëse bëhet me emra të tjerë, por po them që edhe nëse bëhet me Albinin do të ishte shumë mirë sepse Albin Kurti e ka edhe një përvojë të jashtëzakonshme politike e organizative dhe një vizion jashtëzakonisht të saktë dhe pozitiv për atë se çfarë duhet të ndodhë në Kosovë dhe si duhet fuqizuar Republikën e Kosovës. Albin Kurti është një prej personave që e ka materializuar dhe e ka avancuar këtë koncept politik jashtëzakonisht shumë”, u shpreh ai./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori