LAJMI I FUNDIT:

“Ylli zhduket papritmas, askush nuk e ka këtë të qartë”

“Ylli zhduket papritmas, askush nuk e ka këtë të qartë”

Teleskopi Hubble ka vërejtur zhdukjen e një ylli super masiv në largësi 22 milionë vit drite nga Toka. Një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur më parë dhe ndryshon në tërësi mënyrën me të cilën shkencëtarët shpjegojnë dukurinë e vrimave të zeza.

Yllin 25 herë më të madh se Dielli, më 2007 e kishte vërejtur qartë teleskopi Hubble, por në vitin 2015 do të zhdukej në tërësi, transmeton KP.


Astronomët menjëherë thanë se ylli ishte shndërruar në vrimë të zezë, por kjo ide e tyre ka një lëshim. Yjet e kësaj madhësie shpërthejnë njëherë aq fuqishëm sa që ndriçojnë gjithë galaktikën. Me këtë yll ky nuk ishte rasti.

Ylli kishte ndriçuar para se të zhdukej, por jo si një supernova. Astronomët e quajnë këtë “supernovë të dështuar”, pasi është rasti i parë i zhdukjes në mënyrë të qetë të yllit të madh.

Megjithatë, ylli u shndërrua në vrimë të zezë dhe diçka e tillë mund të ndryshojë mënyrën e të menduarit të shkencëtarëve lidhur me zhdukjet e yjeve.