LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Kosovës i shënon gol skuadrës kineze ku aktivizohet Lavezzi

Ylli i Kosovës i shënon gol skuadrës kineze ku aktivizohet Lavezzi
Lojtarët e Hebei

Skuadra e famshme kineze, Hebei China Fortune ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Malajzi.

Kundërshtari i Hebei ishte skuadra e famshme nga Malajzia, Kedah ku aktivizohet edhe mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi.


Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Manuel Pellegrini dhe në sulm nga Lavezzi, Hebei ka triumfuar me rezultat 4-2.

Por njërin nga golat për skuadrën Kedah, e shënoi pikërisht Krasniqi i cili realizoi në minutën e 57-të për 2-1.

Pas ndeshjes, Krasniqi ka biseduar me yllin e Kombëtares së Argjentinës, Ezequiel Lavezzi duke u përgëzuar për lojën e zhvilluar nga asi argjentinas.

Kujtojmë që Liridoni është njëri nga futbollistët më të mirë në elitën e futbollit në Malajzi.

Ndoshta një dit edhe Krasniqi mund t’i bashkohet kampionatit kinez, pas shkëlqimit në këtë takim ndaj Hebei China Fortune. /Telegrafi/

Liridon Krasniqi dhe Ezequiel Lavezzi pas ndeshjes që përfundoi 2-4 në të mirë të ekipit kinez