LAJMI I FUNDIT:

Yahoo e bën 17 vjeçarin multimilioner!

Yahoo e bën 17 vjeçarin multimilioner!

Tinejxheri Nick D’Alosio nga Britania e Madhe e ka shitur biznesin e tij tek Yahoo, për një shumë prej 30 milionë dollarësh, njofton BBC.

Aplikacioni i famshëm i D’Alosio, Summly i cili është një grumbullues modern i lajmeve nga mediat më të rëndësishme botërore e ka bërë themeluesin e saj një person të rëndësishëm në biznesin global të lajmeve.

Prej momentit të nënshkrimit të kontratës mes Summly dhe Yahoo, aplikacioni nuk do të jetë aktivë për përdoruesit, pasi që shumica prej funksioneve të saj do të jenë në dispozicion si produkte të Yahoo’së, me të cilët tani do të punojë edhe themeluesi i saj, D’Alosio.


Aplikacionin e tij, D’Alosio e ka zhvilluar sa ishte 15 vjeç, dhe me produktin e tij, ai sot është bërë njëri ndër multimilionerët më të rinj në botë. / Telegrafi /