LAJMI I FUNDIT:

XIIIK në finale të Global Startup Battle

XIIIK në finale të Global Startup Battle

Ekipi XIIIK i përbërë nga Leart Zogiani dhe Bardh Lohaj ka zënë vendin e dytë në raundin e parë të garës “Global Startup Battle” duke hyrë në raundin final ku janë kualifikuar 15 ekipet me më së shumti vota.

XIIIK i ka fituar 4755 vota online përmes votimit në Facebook.
“Jashtëzakonisht jam i emocionuar dhe është e vështirë për të besuar se përmes votimeve edhe pse vijmë nga një vend shumë i vogël kemi mbërri vendin e dytë në nivel global”, thotë Leart Zogiani 3D artist pjesëtar i ekipit XIIIK. Ekipi XIIIK është zgjedhur fitues i ediciionit të tretë të Prishtina Startup Weekend të organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK). XIIIK ka fituar me 3D lojën e tyre të quajtur “Janine”.

Suksesi i ekipit nga Kosova


Ky sukses sipas Zogianit është më i madh kur dihet se Global Startup Battle është gara më e madhe e ndërmarrësisë në botë. Vendimi final mbi fituesin e Global Startup Battle do të bëhet publik me 29-30 nëntor nga një komision profesional.
Vendin e parë në raundin e parë e ka fituar ekipi londinez SmartWard duke mbledhur 5025 vota – vetëm 250 vota më shumë sesa XIIIK ekipi nga Kosova. Secili qytet ku është mbajtur Startup Weekend, përfshirë edhe Prishtinën, në Global Satrup Battle përfaqësohet me fituesin vendor, Në raundin e parë mes vete konkurrojnë ekipet fituese nga 130 vende të botës, derisa në finale garojnë 15 ekipet me më së shumti vota.