LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi zyrtarizon modelin Mi 6

Xiaomi zyrtarizon modelin Mi 6

Xiaomi Mi 6 është lansuar zyrtar dhe duket se shumica e thashethemeve mbi pajisjen kanë dalur të jenë të vërteta. Telefoni fuqizohet nga procesori i fundit nga Qualcomm, Snapdragon 835, dhe vjen me kamerën ‘dual’ në pjesën e pasme.

Kjo nuk është hera e parë që që Xiaomi fokusohet në sjelljen e teknologjisë së fundit por këtë herë,, theksi është vendosur në kualitet dhe dizajn të mirëfilltë.


Mi 6 ka ekran të lakuar me kornizë të çelikut të pandryshkshëm. Dizajni i pajisjes është i bazuar në Aligned Designed Concept, bën të ditur kompania.

Pakoja e kamerave dual është e përbërë nga kamerat me nga 12MP, njëra me kënd të gjerë dhe tjetra e ngjashme me atë të iPhone 7.

Snapdragon 835 vjen me 6 GB RAM, ndërsa hapësira ruajtëse ka kapacitet prej 64GB ose 128GB, varësisht prej modelit.

Ekrani vjen me madhësi prej 5.15 inç dhe rezolucione prej 1080p. Bateria vjen me 3,350 mAh ndërsa sensori i gjurmëve të gishtërinjëve është i instaluar afër pullës ‘home’, në pjesën frontale.

Xiaomi Mi 6 lansohet më 28 prill dhe fillon me çmimin bazik prej 360 dollarëve për modelin me 64GB. Për hapësirën e dyfisht, çmimi është 420 dollarë, ndërsa modeli ekskluziv me trup të qeramikës kushton 435 dollarë.