Krahasimet me miken çojnë deri te garat brutale në të cilat ajo bëhet konkurrencë, dhe ju armike. Më mirë është që ajo t’ju nxisë për ndryshime pozitive.
Të rralla janë femrat të cilat te shoqet e suksesshme shohin shembull nga i cili edhe mund të mësojnë diçka. “òMë së shpeshti i përjetojnë si konkurrencë dhe atëherë lind xhelozia – përbindëshi i cili edhe miqësinë më të mirë e shndërron në ferr. Femrat instinktivisht e krahasojnë veten me shoqet – shpjegon Irene Levine, profesoreshë e psikiatrisë në fakultetin e mjekësisë në New York.
Në situata të tilla është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këtë ves sepse ky është hapi i parë në krijimin e strategjisë për përballimin e pasojave negative të asaj ndjenje, pohon dr. Levine dhe porosit që mund ta fitoni luftën kundër xhelozisë.
Ajo ka punë, status, karrierë dhe rrogën e ëndrrave
Pas një rroge të mirë qëndrojnë shumë net pa gjumë dhe me stres. Në vend se t’ia keni lakmi, kërkoni këshillë pune nga mikja. Mund t’ju ndihmojë të zgjidhni dilemat profesionale, krijoni një CV të mirë dhe përgatituni për intervista pune.
Qëndrimi “edhe unë dua këpucë të tilla” rrënon vetëbesimin
Ajo është gjithmonë e veshur mirë. Mos bini në tundim dhe të blini këpucët që i ka mikesha juaj sepse kjo nuk do t’ju lumturojë për kohë të gjatë. Do të ndiheni të përmbushur vetëm kur të gjeni diçka që është reflektim i stilit tuaj të dalluar.
Kur është në pyetje shëndeti, konkurrenca është e mirëseardhur. Ajo është e hollë, ndërsa juve ju mundojnë kilogramët e tepërt. Kur është në pyetje pesha, konkurrenca e shëndetshme është e mirëseardhur, prandaj lirisht krahasohuni me shoqen. Shkoni në fitness, me punën që do të bëni me trupin tuaj do ta mundeni xhelozinë dhe forconi vetëbesimin.
Nga jashtë familjet e huaja duken më harmonike. Kur fëmijët tuaj i krahasoni me të mikes, kini parasysh që kur shikoni nga jashtë, çdo gjë në familjen tjetër ju duket ideale. Fokusohuni në miqësinë dhe jo në familjen e mikeshës dhe planifikoni aktivitete të përbashkëta
Shembull i mirë
Martesa e përmbushur e shoqes mund të jetë inspirim për ndryshime. Njëlloj kështu, nëse vëreni që mikesha juaj ka jetë të përmbushur, punon në veten e saj, kujdeset për shëndetin dhe trupin, vazhdon shkollimin etj., kjo mund t’ju nxisë për ndryshimet pozitive në jetë.
Mendoni se çka mund të bëni që të ndryshoni, por mos fajësoni veten që nuk jeni ndryshe. Mos e konsideroni humbje atë që mendoni që të gjithë të tjerët janë më të lumtur, më të suksesshëm, më të aftë dhe më të bukur se ju.
Disa njerëz lindin me inteligjencë mbi mesatare, trup të përkryer ose aftësi të jashtëzakonshme fizike.
Ndoshta nuk i përkisni ushtrisë së mendjeve të mëdha si Steve Jobs, të cilët funksionojnë në mënyrë natyrale në nivel më të lartë se pjesa tjetër e botës, por me siguri keni vlerat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Pse bebet lëvizin në bark
Ç'është cipa amniale dhe përse shërben lëngu amnial?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel