LAJMI I FUNDIT:

Xharrës i shkruan sekretari amerikan Yee, i shpreh mbështetjen e SHBA-ve

Xharrës i shkruan sekretari amerikan Yee, i shpreh mbështetjen e SHBA-ve

Ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila para disa ditëve iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pranuar sot një letër nga Sekretari amerikan Hoyt Yee.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Xharra, e cila ka publikuar letrën e sekretarit amerikan në Facebook, duke shprehur njëkohësisht edhe falënderimin e saj për mbështetjen nga SHBA-të.


Në letrën e Yee bëhet e ditur se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë ata të cilët janë të vendosur që të punojnë për të mirën e vendit.

“Dua të shpreh keqardhjen më të madhe për lëndimet që i keni marrë nga sulmi i tmerrshëm dhe të iu shpreh urimet më të përzemërta që të shëroheni sa më shpejtë. Ne kemi bërë thirrje të fortë drejt autoriteteve kosovare që të sjellin para drejtësisë ata që e kryen sulmin. Kurajo dhe shërbimi ndaj vendit tënd përmes gazetarisë dhe aktivitetit, reflektojnë më së miri në atë çka quajmë demokraci. SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë punën e patrembur të gazetarëve, politikanëve dhe liderëve të shoqërisë civile sikurse ju, të cilët janë të vendosur të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, shkruan në letrën e Yee./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori