LAJMI I FUNDIT:

Xhaka ndërhyn rrezikshëm, gjyqtari e ndëshkon me të kuqin (Video)

Xhaka ndërhyn rrezikshëm, gjyqtari e ndëshkon me të kuqin (Video)

Taulant Xhaka është ndëshkuar me kartonë të kuq dhe është larguar nga ndeshja, duke treguar ngjashmëritë me vëllanë e tij, Granitin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk ka arritur të përfundoj me sukses ndeshjen e Kupës së Zvicrës, që Baseli zhvilloi ndaj Zurichut.


Kjo pasi, Xhaka është dërguar jashtë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, shkruan Telegrafi.

‘Djemtë e këqij’ të Evropës, Xhaka i dyti futbollistë më i ndëshkuar me kartonë të kuq që nga 2013 (Foto)
Lexo po ashtu ‘Djemtë e këqij’ të Evropës, Xhaka i dyti futbollistë më i ndëshkuar me kartonë të kuq që nga 2013 (Foto)

Kartoni i kuq i Xhakës erdhi pas një ndërhyrje të rrezikshme, por nuk ishte direkt, por pas dy të verdhëve.

Prishtinasi ndërhyri ndaj anësori të Zurichut, Adrian Winter, në minutën e 55 të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Baselit, të cilët u kualifikuan tutje, teksa për 90 minuta për Zurichun luajti mesfushori tjetër i kombëtares, Burim Kukeli. /Telegrafi/