0Shares

Granit Xhaka ka folur për gazetarët anglezë pas fitores në ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Leicester Cityt.

Arsenali e hapi sezonin e ri të Ligës Premier ndaj Leicester Cityt në Emirates, në një ndeshje të çmendur ku u shënuan shtatë gola në fitoren 4-3 të Topçinjve.

Liga Premier fillon me spektakël dhe shtatë gola, Arsenali triumfon ndaj Leicesterit (Foto/Video) Liga Premier fillon me spektakël dhe shtatë gola, Arsenali triumfon ndaj Leicesterit (Foto/Video)

Njëri nga faktorët kryesorë në fitoren e skuadrës së Wenger ishte padyshim mesfushori shqiptar, Xhaka, i cili edhe pse gaboi tek goli i dytë i kundërshtarëve, u rikthye në lojë dhe asistoi dy herë në dy golat e fundit.

“Goli i dytë i Leicesterit ishte gabimi im, por ishte e rëndësishme që unë vazhdova të punoja”, ka thënë fillimisht Xhaka për gazetarët pas ndeshjes.

“Të dy asistimet ishin të rëndësishme për ekipin”, përfundoi mesfushori me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)