LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi premton më shumë transparencë në Kuvendin e Maqedonisë

Xhaferi premton më shumë transparencë në Kuvendin e Maqedonisë

Shumica aktuale parlamentare së shpejti do të shënojë 100 ditë nga puna dhe funksionimi i vet. Kjo shumicë parlamentare, duke u nisur nga të drejtat dhe obligimet e veta kushtetuese dhe të rregullores, sinqerisht dhe me përgjegjësi punon në kthimin e demokracisë parlamentare në Kuvendin si institucion, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Duke folur në panel diskutimin për transparencën e parlamenteve nga Ballkani Perëndimor, ku u prezantuan udhëzimet për secilin shtet si hap të parë drejt fushatës më të madhe për përfaqësim e cila do të promovojë transparencë dhe sundim të mirë që po mbahet në Kuvend në suaza të projektit të Fondacionit Vestminster për demokraci, Xhaferi theksoi se një nga detyrat e tij prioritare është mu përforcimi i transparencës së punës së Parlamentit, deputetëve dhe administratës kuvendore. Në atë drejtim ceki mundësinë që qytetarët të jenë të pranishëm dhe t’i ndjekin mbledhjet kuvendore, ndërkaq planifikohet edhe, siç tregoi, dimension i ri i Kanalit kuvendor dhe avancim i ueb-faqes së Kuvendit.


Realizimi i transparencës dhe llogaridhënies, si një nga parimet themelore të demokracisë parlamentare, varet nga rregullimi normativ dhe nga përgatitja teknologjike megjithatë, sipas Xhaferit më së shumti varet nga vullneti politik dhe përgjegjësia eopozitës, por edhe nga aktivitetet e sektorit joqeveritar dhe në përgjithësi nga kultura politike e cila mbisundon në[ shoqëri.

Panel diskutimi paraqet ngjarje të dytë për përfaqësim në[ kuadër të projektit Action SEE të Fondacionit Vestminster për demorkaci, si dhe prezantim i parë zyrtar i udhëzimeve të cilat i përgatiti konsorciumi projektues. Udhëzimet u prezantuan nga secili nga partnerët prjektant nga gjashtë vendet e Ballkanit Peërndimor.

Krahas përfaqësuesve nga organizatat qytetare nga rajoni të cilat janë pjesë e projektit, në panel diskutim marrin pjesë edhe deputetë nga parlamentet e Maqedonisë, BeH-së, Republika Sërpska dhe Mali i Zi, organizata qytetare të cilat punojnë në aktivitete lidhur me Kuvendin, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave në Maqedoni./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori