LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja janë pajtuar për kryetar shqiptar të kuvendit të Maqedonisë (Video)

Xhaferi: OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja janë pajtuar për kryetar shqiptar të kuvendit të Maqedonisë (Video)

Talat Xhaferi, i cili do të jetë kandidati i BDI-së për pozitën e kryetarit të kuvendit të Maqedonisë, ka deklaruar në emisionin ”Click Plus” se kryetari i kuvendit do të jetë shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, LSDM-ja, por edhe OBRM-PDUKM-ja janë pajtuar për një gjë të këtillë. Fadil Zendeli nga koalicioni Rilindje me Besë tha se përmes kryetarit synohet bllokimi i procesit nga ana e OBRM-PDUKM-së.


Profesori Qashif Bakiu tha se LSDM-ja duhet që ta mbështetë kandidatin shqiptar, kurse analisti Ramadan Ramadani dyshon në marrëveshje paraparke të BDI-së me OBRM-PDUKM-në. Megjithatë, pjesëmarrësit në debat u pajtuan se Ivanovi është vegël e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/