LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Brajoviq: Maqedoninë dhe Malin e Zi i lidh tradita e mirë politike

Xhaferi-Brajoviq: Maqedoninë dhe Malin e Zi i lidh tradita e mirë politike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Mal të Zi realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë bisedimeve me Brajoviqin, siç kutmoi kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Xhaferi shprehu nderin dhe kënaqësinë që vizita e parë zyrtare pas zgjedhjes së shumicës së re parlamentare është në një vend në rajon, vend me të cilin nuk kemi çështje të hapura, me të cilin na lidhin miqësia dhe lidhjet tradicionalisht të mira politike, ekonomike dhe kulturore dhe vend me të cilin i ndajmë prioritetet e njëjta të politikës së jashtme.


Ai, kolegut të vet dhe qytetarëve të Malit të Zi ua uroi anëtarësimin e plotfuqishëm në organizatën e Marrëveshjes Veri-Atlantike dhe theksoi se realizimi i këtij qëllimi strategjik për shtetin, do të kontribuojë për një siguri dhe stabilitet më të madh, në rajon dhe më gjerë.

Xhaferi shprehu besimin se me aderimin e Malit të Zi në NATO, Republika e Maqedonisë fitoi edhe një përkrahës të madh të aspiratave të saj për integrim në bashkësinë Euro-Atlantike të sigurisë dhe nënvizoi se anëtarësimi gjithashtu tregoi se dyert e Organizatës mbesin të hapura dhe se është fortë i bindur se së shpejti edhe ne do e arrijmë këtë pikë kryesore në rrugëtimin tonë – anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth gjendjes politike aktuale në të dy vendet dhe u pajtuan se ekziston hapësirë e madhe për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si në nivel të qeverive, ashtu edhe në nivel të odave ekonomike.

Xhaferi, i cili në Mal të Zi qëndron me ftesë të kolegut të tij malazez Brajoviq, sot pati takim edhe me anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Malit të Zi.

Me këtë rast, nga të dyja palët ishte shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy shteteve në formën e trajnimeve dhe shkollimit të kuadrove, si edhe pjesëmarrjes në projektet e përbashkëta. Nga ana e Malit të Zi u shpreh gatishmëria për transferimin e përvojës në lidhje me aderimin në NATO dhe për këtë qëllim, nga ana jonë u drejtua ftesë për takim me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

U përshëndet edhe bashkëpunimi në kuadër të Kartës së Adriatikut, me të cilën momentalisht kryeson Republika e Maqedonisë, njofton AIM.

Në delegacionin janë edhe deputetët Xhevat Ademi dhe Maksim Dimitrievski.
Delegacioni u takua edhe me anëtarët e Grupit të porsazgjedhur të miqësisë në Kuvendin e Malit të Zi, me të cilin kryeson Genci Nimanbegu, i cili është nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Gjatë takimit, mikpritësit u informuan se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në çdo mandat formohet Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, ndërsa deputetët u pajtuan se në të ardhmen duhet të realizohen kontakte sa më të shpeshta të drejtpërdrejta të cilat mundësojnë njoftim të drejtpërdrejtë me gjendjen në të dyja shtetet dhe këmbim të mendimeve dhe përvojave, duke i marrë parasysh prioritetet e njëjta strategjike të të dyja shteteve.

U përshëndet përparimi i Malit të Zi në raport me negociatat me Bashkimin Evropian me hapjen e 28 krerëve dhe definimin e kornizës për hapjen e pesë krerëve të mbetur. Gjatë takimit u këmbyen përvoja edhe për pjesëmarrjen e grave në Parlament, me ç’rast Republika e Maqedonisë ishte sugjeruar si shembull në rajon, bazuar në zgjidhjet ligjore për nominimin e obligueshëm të grave në listat e deputetëve.

Para fillimit të takimeve zyrtare me përfaqësuesit e kreut shtetëror, ishte organizuar pritje solemne e mysafirëve me intonacionin e himneve të të dy shteteve dhe me salutimin e gardës së Malit të Zi para dy kryetarëve të Parlamenteve, Brajoviq dhe Xhaferi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori