LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Althauzer: Gjermania do ta mbështesë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Xhaferi-Althauzer: Gjermania do ta mbështesë Maqedoninë drejt eurointegrimeve

Kryetari i Kuvendit Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Christine Althauzer. Ajo theksoi se para përbërjes së re të Kuvendit qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme dhe se funksioni i kryetarit të Kuvendit ka rol të rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjermania vazhdon me mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dy shteteve, në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës”, ka thënë në takim Althauzer.


Xhaferi iu falënderua për urimet dhe për mbështetjen e rëndësishme gjermane, e informoi ambasadoren për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit dhe theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si shërbim i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.

Në fund të takimit, ambasadorja theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit të saj, do të vazhdojë me interes të madh t’i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori