Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar këtë të hënë lidhur me akuzat e bëra ndaj tij ditët e fundit. Përmes një deklarate për shtyp, Xhafaj ka mohuar që të ketë ushtruar funksione në strukturat e ish-regjimit komunist.
“Asnjë ditë të jetës time nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të sigurimit të shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit, që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme. Këto ditë kam dëgjuar në media gjëra absurde që nuk kanë të bëjnë fare me personin tim”, deklaron Xhafaj.
Ai i ka cilësuar si “të pavërteta” pretendimet e dy personave se i ka dhunuar në vitin 1986. “Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe dhe telefonata të porositura se në vitin 1986 e paskam dhunuar, apo torturuar, vit në të cilin unë nuk kam qenë fare në punë në organet e drejtësisë së asaj kohe. Në janar të vitit 1986, unë kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar. Ndërkohë, janë të pavërteta pretendimet e një zonje për dhunë ndaj saj dhe vëllait të saj në një proces penal të kohës. Sa unë jam në dijeni, kjo çështje penale është gjykuar dhe përfunduar në fundin e vitit 1986”, thotë Xhafaj.
Xhafaj ka shtuar se akuzat në fjalë janë shpifje në dëm të figurës së tij dhe në këtë drejtim nuk ka kursyer as opozitën. “Këto akuza dhe shpifje i kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjetët dhe e kanë marrë përgjigjjen më shumë se një herë. Ato riaktivizohen sa herë më besohet një detyrë me rëndësi, njësoj si herën e fundit të kryerjes së funksionit të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi. I kujtoj liderit të Partisë Demokratike dhe i mësoj kryetarit aktual të saj se, në tetor të 2010 kam bërë një deklaratë në Parlament lidhur me baltën e hedhur në mënyrë sistematike ndaj meje”, shton Xhafaj./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën