LAJMI I FUNDIT:

Wilshere: Do t’ia bëjmë Bayernit si Chelsea

Wilshere: Do t’ia bëjmë Bayernit si Chelsea

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, thotë se ata mund ta befasojnë kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve, Bayernin e Munichut.

Wilshere shpreson Topçinjtë të inspirohen nga suksesi i Chelseat ndaj gjigantit gjerman në finalen e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar, dhe të bëjnë të njëjtën gjë në sfidën e radhës në Evropë.

“Mendoj se ajo ishte një inspirim për secilin. Ata (Chelsea) nuk kalonin një sezon të mirë dhe ata kishin ca fat në disa ndeshje, por treguan karakter të fuqishëm”.

“Ne duhet ta bëjmë këtë tash, duhet të qëndrojmë të bashkuar si ekip. Kemi liderë të mirë këtu. Kemi një atmosferë të mirë ekipore dhe mendoj se kjo do të na ndihmojë”, ka thënë Wilshere. /Telegrafi/