LAJMI I FUNDIT:

Whitney Houston është vrarë?

Whitney Houston është vrarë?

Një detektiv privat nga Hollywoodi deklaron se diva e muzikës, Whitney Houston, është vrarë nga shitësit e drogës dhe se këtë e shfaqin dhe e konfirmojnë kamerat e sigurisë.

Sipas detektivit Paul Huebl, FBI posedon dëshmi se këngëtarja është vrarë në muajin shkurt për shkak të borxhit të madh që u ka pasur dilerëve që e kanë furnizuar me drogë.

Në raportin zyrtar mjekësor qëndron se vdekja e Houston erdhi si pasojë e mbytjes në vaskën e hotelit në Beverly Hilton, pasi kishte marrë një koktej kokaine, marihuane dhe disa barnave.


Mirëpo, Huebl thekson se krijuesja e hitit “I Will Always Love You” ka qenë në listën e zezë të disa narko-dilerëve të fuqishëm, të cilat i kanë dërguar njerëzit e tyre për të kërkuar borxhin, i cili besohet të ketë qenë 1.5 milion dollarë.

Ai thotë se akoma nuk mund ta dëshmojë se Whitney është vrarë, porse dëshmitë e kanë bindur se është kështu, duke përmendur kërcënimet që ajo ka marrë ato ditë, si edhe kamerat kanë xhiruar praninë e dy burrave të panjohur në hotel pikërisht në ditën kur ajo ndërroi jetë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori