LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Karriera ime me Arsenalin afër fundit

Wenger: Karriera ime me Arsenalin afër fundit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai e di se kohës së tij te klubi londinez po i vjen fundi.

“Po, koha po ecën, pasi unë jam 63 vjeçar dhe nuk do të punoj derisa të mbush 100”, ka thënë Wenger.

“Megjithatë, kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishme është se kur të jeni diku, të jepni më të mirën nga vetja”.


“Sa gjatë do të qëndroj? Unë kam një kontratë deri në vitin 2014 dhe gjithmonë i respektoj kontratat e mia”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/