0Shares

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Abou Diaby e ka kohën që ta dëshmojë vetën në rast se dëshiron të mbetet te Arsenali.

“Ai është një djalosh i ndërgjegjshëm. Ju duhen të shikoni se si punon, sa është i fokusuar ditë për ditë, sepse kur një djalosh vuan sikurse që bën ai, atëherë bëhet shumë profesionist, shumë rigoroz”.

“Me Diabyn, ai ka një jetë shumë serioze, nuk pi alkool, nuk e përdor duhanin dhe nuk shkon nëpër klube të natës dhe kjo është shumë mirë për stërvitjet e tij. Por, më vjen keq për të. Tani e tutje ai duhet ta tregojë veten për të rinovuar”, është shprehur Wenger. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)