LAJMI I FUNDIT:

VV: Jemi pak të majtë

VV: Jemi pak të majtë

Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, duke folur për themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ideologjinë e tyre si parti politike, kanë folur po ashtu për profilizimin e partive politike, të cilat, sipas tyre, edhe pse vetëquhen të majta ose të djathta, nuk janë të profilizuara.

Konjufca dhe Ymeri gjatë këtij rrëfimi kanë thënë se në Kosovë vazhdojnë të etiketohen partitë si të majta apo të djathta, por realisht sipas tyre këtyre partive do të duhej t’u shikohen programet se si veprojnë e jo si vetëquhen.

Ata kanë thënë se as Lëvizja Vetëvendosje nuk është profilizuar ende si një parti, edhe pse vepron si një parti e majtë.

“Social-demokrate, jo shumë e majtë”, ka thënë Ymeri.

“Është i domosdoshëm që subjekti politik të pozicionohet, por ky nuk duhet të vijë si etiketim por nga programi politik që ajo parti vepron. Lëvizja Vetëvendosje i ka pozicionet e veta të qarta. Ne kemi arritur të artikulojmë gati secilën çështje, edhe 19 pikat që ne i kemi si koncept kemi arritur ti mbajmë dhe ti përmbushim”, janë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një emision në Klan Kosova, transmeton ORAinfo.

Më e rëndësishmja, sipas Glauk Konjufcës, është ajo që qytetarëve, çdo parti politike, duhet t’ua shpjegojë se si është të jesh një parti e majtë e një e djathtë, e të mos u thuash se ai është i majtë e ky i djathtë.

“Ne nuk kemi thënë se jemi të djathtë apo të majtë, por mendojmë se më e rëndësishme është ta shpjegojmë dhe të diskutojmë se si është një parti e majtë. Është shumë më e dobishme për qytetarin, që ata të dëgjojnë se si është të jesh i djathë apo i majtë, se sa të etiketohesh si i majtë, siç ka ndodhur me etiketimin që i është bërë Lëvizjes Vetëvendosje, apo siç bënë Partia Demokratike, duke e quajtur veten parti të djathtë. Kjo nga PDK-ja bëhet vetëm për të shmangur debatin”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa për Ymerin dhe Konjufcën, një parti e majtë sidomos për qytetarët e Kosovës, do t’ua bënte më të lehtë jetën atyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori