LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria, kampione me investime

Vushtrria, kampione me investime

Në vitin 2016 në komunën e Vushtrrisë janë investuar 17 milionë euro në projekte të ndryshme kapitale, më së shumti në shëndetësi 8.204.727 euro, në bujqësi 3.538.291 euro dhe në ujësjellës 1.842.000 euro.

Në Mitrovicë për projekte kapitale janë investuar 2.307.525 euro, në Skenderaj 2.866.594 euro dhe në Istog 2.224.745 euro. Zyrtarët komunalë të Drenasit kanë refuzuar të ofrojnë të dhëna për investime kapitale


Më shumë se 25 milionë euro kanë investuar Mitrovica dhe komunat e rajonit, Vushtrria e Skenderaj, si dhe komuna e Istogut për projekte kapitale në vitin 2016. Infrastruktura bazike, respektivisht projektet në infrastrukturën rrugore, në ujësjellës dhe në kanalizim kanë qenë prioritet i pothuajse të gjitha komunave dhe premtim i dhënë gjatë dëgjimeve buxhetore. Në vitin 2016 në komunën e Vushtrrisë janë investuar 17 milionë euro në projekte të ndryshme kapitale, në Mitrovicë për projekte kapitale janë investuar 2.307.525 euro, në Skenderaj 2.866.594 euro dhe në Istog 2.224.745 euro.

Zyrtarët komunalë të Drenasit kanë refuzuar kategorikisht të ofrojnë të dhëna për investime në projekte zhvillimore, në vitin 2016.

Drejtorit të Drejtorisë për Financa dhe Buxhet në Drenas, Hamdi Krasniqi, i cili i ka thënë “Zërit” shkurt se “një pasqyrë të plotë për investime nga buxheti komunal për vitin 2016 dihet pas përgatitjes së raportit financiar përfundimtar 2016”, i ka dalë në mbrojtje edhe vetë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. /Telegrafi/