LAJMI I FUNDIT:

Vuri maskë për të pastruar lëkurën, pati vështirësi derisa e hoqi (Video)

Vuri maskë për të pastruar lëkurën, pati vështirësi derisa e hoqi (Video)

Një grua e paemëruar nga Skocia, ka vënë maskë në faqe dhe hundë, për të pastruar poret e lëkurës, por ka pasur vështirësi për ta hequr.

Ajo ka lëshuar zëra dhe ka përdorur mjaftë fjalë të ndyta, meqenëse nuk i hiqej shtresa që i ishte tharë në fytyrë, transmeton Telegrafi.


Për më keq, masën që duket se e ka lënë më gjatë se që duhet, nuk e ka kryer efektin e dëshiruar dhe nuk ia ka pastruar pikat e zeza.

“Ende i kam njollat në hundë, por fytyra më duket më e butë. Lëkura më është skuqur dhe nuk do ta aplikoj më këtë maskë”, dëgjohet duke thënë ajo lidhur me rastin.

Në bazë të komenteve të shikuesve, del se ajo nuk e ka përgatitur dhe hequr me kohë këtë tretman që bëhet në kushte të shtëpisë, prandaj i dolën probleme. /Telegrafi/