LAJMI I FUNDIT:

‘Vullneti i lirë’ mund të jetë vetëm një iluzion, thonë shkencëtarët…

‘Vullneti i lirë’ mund të jetë vetëm një iluzion, thonë shkencëtarët…

Shkrimtari dhe eseisti C.S. Lewis, në librin e tij “The Case of Christianity”, kishte argumentuar se Zoti i ka krijuar njerëzit me vullnetin e lirë.

Ai kishte shkruar:


Disa njerëz mendojnë se mund ta imagjinojnë një krijesë e cila ishte e lirë por që nuk ka pasur mundësi të gabojë, por unë nuk mundem. Nëse diçka është e lirë të jetë e mirë, ajo gjithashtu është e lirë të jetë e keqe, apo të bëjë gabime. Dhe, vullneti i lirë është ajo që e ka bërë të keqen të mundshme. Pse pra Zoti e ka dhuruar vullnetin e lirë? Për shkak se vullneti i lirë, edhe pse e bën të keqen të mundshme, është gjithashtu e vetmja gjë që e bën të mundur çdo dashuri, mirësi apo gëzim që ia vlen ta kemi”, transmeton Telegrafi.

Koncepti i vullnetit të lirë është i lidhur po aq ngushtë me religjionin sa me shumë ideologji politike – dhe ligjet tona janë të bazuara në idenë se veprimet tona janë të qëllimshme, me vetëdije dhe vetëkontroll.

Por, Marcel Brass, profesor në Universitetin Kent, thotë diçka më ndryshe:

Ekzistojnë dy nocione – i pari është nocioni psikologjik, me pyetjen se sa të lirë jemi. Dhe ekziston pyetja filozofike e parimit të ekzistencës së vullnetit të lirë – a ekziston vullneti i lirë apo jo?

Sidoqoftë, një grup i neuroshkencëtarëve besojnë se vullneti i lirë nuk është hiç më shumë se një iluzion i krijuar nga mendja. Baza e një teorie të tillë është aktualizuar për herë të parë në një letër hulumtuese të publikuar nga psikologët Dan Wagner dhe Thalia Wheatley, në vitin 1999.

Dyshja kishte sugjeruar se vendimet janë të shkaktuara, jo të krijuara.

Një studim tjetër i publikuar në Psychological Science këtë vit, kishte eksploruar më hollësisht këtë teori. Pjesëmarrësve të këtij studimi u ishte kërkuar të zgjedhin shpejt nga një listë me opsione, para se një opsion i rëndomtë ishte bërë të shihet si i rëndësishëm.

Zbulimet e këtij studimi sugjerojnë se njerëzit e mbivlerësojnë rolin e vetëdijes dhe ndikimin e saj në sjelljet e zgjedhura. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori