0Shares

“Hey” titullohet kënga më e re e Vullnet Ibraimit që është realizuar edhe me videoklip.

Duke qenë në stinën e verës, kantautori është përpjekur që t’i përshtatet sezonit duke bërë një këngë me ritme verore, por njëherësh edhe duke qëndruar brenda zhanrit që jemi mësuar ta shohim.

Të dashur miq, po postoj këngën dhe videoklipin e fundit! Meqë jemi në stinën e verës jam munduar të përshtatem me ritmet verore në këtë projekt. Por, njëkohësisht duke qëndruar dhe brenda rrymës muzikore në të cilën jeni mësuar të më shihni!”.

“Shpresoj t’ju pëlqejë dhe sa më shumë shpërndajeni ju lutem, sepse tashmë jam në kanalin tim personal në YouTube dhe kam nevojë për mbështetjen tuaj! Ju falënderoj nga zemra”, shkruan në postimin e këngëtarit në Facebook. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)