LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Nuk do të zhbëhen institucionet paralele

Vulin: Nuk do të zhbëhen institucionet paralele

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se në Kosovë nuk do të ndodhë shpërbërja e institucioneve paralele.

"Ne nuk mund t’i zhbëjmë, por kjo do të ishte diçka pa të cilën serbët në Kosovë nuk do të mund të jetonin”, ka thënë Vulin për B92.

Vulin tha se takimi i djeshëm i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte disproporcional, sepse përderisa Nikolici gëzon mbështetjen e madhe në mesin e serbëve, Jahjaga nuk e ka një mbështetje të tillë në mesin e shqiptarëve në Kosovë.


Vulin shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se “nuk ka zgjidhje të përhershme për Kosovën, pa pëlqimin e Serbisë dhe të serbëve”. Ndërsa, i pyetur nëse statusi i veriut të Kosovës do të zgjidhet në ditët e ardhshme, Vulin tha se kjo zgjidhje jë është e vështirë dhe tepër optimiste. /Telegrafi/