LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq nënshkruan shkarkimin e Marko Gjuriqit

Vuçiq nënshkruan shkarkimin e Marko Gjuriqit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim që ta shkarkojë nga pozita kreun e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë e Metohi”, Marko Gjuriq.

Lajmin e ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress një burim brenda subjektit politik “Srpska”.


“Vendimi do të bëhet publik ditëve në vijim, kurse arsyeja pse ka ardh deri tek ky vendim ka të bëjë me rastin e dizajnimit të trenit, që u ndalua të hynte në Republikën e Kosovës”, tha ky burim.

Aleksandar Vuçiq, më 15 janar, një ditë pas skandalit të trenit, përveç vendimit që ka marrë për t’ua ndaluar të tjerëve (ministrave dhe Gjuriqit) që të flasin për Kosovën dhe rajonin, ka marrë vendimin edhe për shkarkimin e Marko Gjuriqit, nga të gjitha funksionet qeveritare.

Vuçiqi është dëmtuar shumë nga ndalimi i trenit, kurse siç ka thënë edhe ai “lidhur me dizajnin e trenit është informuar nga mediat, ditën kur e kanë kuptuar të gjithë”.

Kryeministri serb thuhet të ketë pasur shumë besim në Gjuriqin, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që “ai u pre në besë”, thonë burime të KosovaPress-it, brenda subjektit “Srpska”.

Gjuriq, kokë më vete ka vendosur që t’u japë përparësi më shumë serbëve të Graçanicës dhe atyre të Shtërpcës, përpara atyre të komunave veriore, gjë që e ka irrituar Vuçiqin.

Për këtë ka marrë vërejtje nga shefi i tij dhe kjo ka sjellë deri në përshkallëzimin e marrëdhënieve në mes të anëtarëve të subjektit “Srpska”. Opinioni është i njoftuar se “Srpska” është e përçarë dhe me një vendim të fundit ata kanë shkarkuar edhe shefin e grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiqin.

Në anën tjetër, me një vendim të Qeverisë së Serbisë, i cili është publikuar në fillim të këtij viti edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë, Marko Gjuriqi ishte caktuar vetëm Ushtrues Detyre i Udhëheqësit të “Zyrës për Kosovë e Metohi”, dhe atë për vetëm tre muaj.

Burimet e KosovaPress, thonë tutje se polarizimi i marrëdhënieve Perëndim – Rusi po vërehet edhe brenda Qeverisë së Beogradit.

Treni që provokoi Kosovën, sipas të dhënave të besueshme, është ide kryekëput e Federatës Ruse, dhe ajo po i realizon interesat e veta përmes eksponentëve pro-rusë në Beograd, ku ndër më të shquarit janë Tomisllav Nikoliq dhe Marko Gjuriq.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori