LAJMI I FUNDIT:

Vritet djali i liderit taliban, ndërmori sulm vetëvrasës

Vritet djali i liderit taliban, ndërmori sulm vetëvrasës

Abdur Rahman, djali i liderit taliban afgan, Mullah Haibatullah Akhundzada, është vrarë para dy ditësh, duke kryer sulm vetëvrasës në provincën Helmand, në pjesën jugore të Afganistanit, ka konfirmuar sot një zëdhënës i talibanëve.

Abdur Rahman, 23 vjeçar, i njohur edhe si Hafiz Khalid, u vra duke e drejtuar makinën e mbushur me eksploziv në një bazë të madhe të forcave të sigurisë afgane në qarkun Gereshk, në mëngjes të ditës së entje, i tha agjencisë DPA, zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid,, transmeton REL.


Mullah Haibatullah u bë lider i talibanëve afganë, pasi lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mohammad Mansour, ishte vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Pakistan, në maj të vitit 2016.

Një zyrtar qeveritar tha se autoritetet afgane po zhvillojnë hetime për këtë incident dhe se nuk mund ta konfirmojnë vrasjen e Abdur Rahmanit.

Ekstremistët talibanë aktualisht e kanë nën kontroll një sipërfaqe prej 80% të provincës Helmand, ku mijëra hektarë janë të mbjellur me drogë, ndërsa shitja e saj ju sjell talibanëve miliona dollarë.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori