Për më shumë së një muaj, Miklar Tola dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e aktorit Mishel Preles, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni.
32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentative, u soll para gjykatës si njëri nga pesë të dyshuarit e vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura ndoqi në heshtje masën e vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg.
Por, më i rëndësishmi, përveç porositësit, shikohet 34-vjeçari Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes ka pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin.
Miklar Tola ka rrëfyer se Shkëlzeni i kishte kërkuar të raportonte itinerarin e Mishelit, punë për të cilën do të paguhej në mbyllje të porosisë.
“Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja e takova rastësisht Shkëlzenin dhe rastësisht aty kaloi edhe Misheli. Shkëlzeni doli nga makina ime dhe e qëlloi”, ka thënë gjatë hetimeve paraprake Miklari.
Emri i njeriut që e donte të vdekur Mishelin, u tregua nga Shkëlzen Buci, i cili siç thonë burimet, është shprehur madje se armën ia kishte blerë porositësi Ervin Zallumi dhe më pas kishte shkuar për qitje në Dajt.
Por, biznesmeni e mohon të ketë njohje me të rinjtë, megjithëse pozita e tij vështirësohet nga një regjistrim të kryer nga i punësuari Shkëlzen Buci.
Djali nga Peshkopia i tha hetuesve se Ervini i kërkoi të kryente vrasjen, ndërkohë që në takimin e dytë e incizoi teksa ai i premton se pagesën do t’ia jepte në dy këste, njëherë 50 mijë euro dhe në fund 30 mijë të tjera.
“E regjistrova se mos më dilte fjalë ka treguar Shkëlzen Buci dhe pasi qëllova ndaj Mishelit e mora në telefon punëdhënësin, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte”.
Për këtë deklaratë i dyshuari i ka treguar hetuesve edhe materialin e regjistruar.
Vrasja e Mishel Prelës, sipas policisë, ishte porositur nga biznesmeni për të marrë hak, pasi shënjestra, 7 vjet më parë, kishte tentuar ta vriste për motive që nuk bëhen të ditura. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën