LAJMI I FUNDIT:

Vrasje misterioze në Ujmirë

Vrasje misterioze në Ujmirë

Rexhë Raci u vra në fshatin e tij nga persona tash për tash të panjohur. Familja nuk di se kush mund të jetë dorasi, por kërkon zbulimin sa më të shpejtë të tij. Policia po bën hetime intensive lidhur me këtë vrasje.

Ishte ora 22 e së hënës kur Hasime Raci dhe katër vajzat e panë për herë të fundi bashkëshortin, përkatësisht babanë e tyre.

Në këtë kohë Rexhë Raci doli nga shtëpia, por nuk u kthye më, shkruan “Express”.


Atë e vrau dikush me armë automatike jo fort larg shtëpisë në fshatin Ujmir të Klinës. Por, duhej të zbardhte dita e familja të kuptonte se çka kishte ndodhur me të afërmin e tyre, i cili nuk po kthehej në shtëpi. Kot e priti edhe bashkëshortja, por nuk mori vesh asgjë deri të martën në mëngjes, edhe pse i dëgjoi të shtënat që më vonë e kuptoi se ia kishin marrë jetën bashkëshortit të saj. Në telefon s’kishte si ta thërriste pasi që i ndjeri atë e kishte lënë në shtëpi. Kumtin e zi që burrin ia vranë ia dha policia e cila kishte gjetur Rexhë Racin të vrarë.

Hasimja, nënë e katër vajzave, sqaron se i ndjeri ka dalë pas darke së bashku me të vëllanë dhe i ka thënë se po del pak në fshat. “Më tha po dal deri te shitorja me vëllanë e vet. E prita, nuk erdhi. Sot në mëngjes erdhën policia dhe më treguan”, thotë Hasime Raci. Më shumë nuk dinë as të afërmit tjerë, vëllezërit dhe kushërinjtë.

Madje njëri nga vëllezërit ishte në Prishtinë kur e thirrën që t’i tregojnë se iu vra vëllai. “Sot në orën 8 më kanë treguar. Atë e kishin pas vra ka ora 22”, tregon njëri nga vëllezërit pa dashur që të tregojë emrin. As të afërmit tjerë nuk dinë të sqarojnë ngjarjen që i ka tmerruar.

Disa kushërinj thonë se 46 vjeçari ishte njeri shumë i urtë dhe asnjëherë nuk ka pasur problem me askënd. “Punonte në shkollë si pastrues, kurrë asnjë problem me askënd nuk e ka pasur”, thotë një kushëri i tij.

Megjithatë, ata presin që e gjithë kjo enigmë të zbardhet nga vëllai tjetër që ishte me të. Kamer Raci ka dalë me të ndjerin nga shtëpia, por sipas të afërmeve kur dikush ka gjuajtur mbi ta, Kameri ka ikur. Ai nuk gjendej në mesin e burrave që prisnin njerëz për ngushëllime pasi që ishte në Pejë duke u intervistuar nga Policia.

Familja Raci është e interesuar të zbulohen sa më shpejt dorasit e Rexhës, që t’i dinë edhe motivet e kësaj vrasjeje. E bashkëshortja e të ndjerit përveç dhimbjes, ka edhe brengën se si t’i rritë fëmijët e vetme pa asnjë mashkull në shtëpi. “Paga që e ka marrë nuk na ka dalë as një javë. Përveç punës në shkollë ai ka punu shpesh edhe punëtor krahu. Tash nuk më ka mbet asgjë”, thotë Hasime Raci.

Policia në Pejë ka konfirmuar rastin e vrasjes së këtij personi. Oficerët hetues të këtij rasti intensivisht janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë vrasje.

Në shenjë nderimi, shkolla “Ali Krasniqi”, ku i ndjeri ka punuar që nga paslufta, nuk ka punuar të martën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori