LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Korçë, në hetim për braktisje familje Marsela Toshi

Vrasja në Korçë, në hetim për braktisje familje Marsela Toshi

Në akuzën e braktisjes së familjes Marsela Toshi (Behari) do të hetohet në gjendje të lirë nga policia e Korçës. Procedimi penal ka nisur pas gjetjes së trupave të pajetë të fëmijëve të saj, J. T dhe V. T, 6 dhe 4 vjeç dhe bashkëshortit të saj Naum Toshi, 41 vjeç

Mëngjesin e të martës Marsela Toshi është kthyer nga Greqia në polici për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin një ditë më parë, ku një 41-vjeçar mbyti fëmijët e tij e më pas vari veten.


Ajo ka rrëfyer para uniformave blu se të dielën ka debatuar me fjalë me Naumin, dhe ishte larguar nga shtëpia pasi ishin zënë. Toshi mësohet të ketë thënë se iku në Greqi të punonte. “Do gjeja punë e shtëpi e më pas do i merrja”, është shprehur ajo. Sipas saj, Naumi i thoshte shpesh që duhet të punonte se kishte dy fëmijë për të ushqyer, por thekson se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë fizikisht dhe nuk ishte i dhunshëm.

Mëngjesin e të hënës, Naum Toshi, 41 vjeç, kishte mbytur në gjumë dy fëmijët, njëri 6 dhe tjetri 4 vjeç, e më pas kishte varur veten. Ai i kishte lënë shënim në derë të atit, “Ngjjitu lart!”, dhe disa shënime të tjera, që sipas policisë i shpjegonte arsyet e krimit të trefishtë. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori