LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Enver Zymberit, të dyshuarit kryesorë mund të jenë në Serbi

Vrasja e Enver Zymberit, të dyshuarit kryesorë mund të jenë në Serbi

Kanë kaluar gjashtë vjet që nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen e pikave kufitare në veri të vendit. Në këtë aksion për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës humbi jetën Enver Zymberi, polici i Njësisë Speciale.

Zymberi për të gjithë është heroi i Kosovës që dha jetën për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Por, ka dallime të mëdha në mendime sa i përket përgatitjes, qëllimit dhe rezultateve që prodhoi aksioni i datës 25 korrik të vitit 2011.

Ndërkohë, institucionet e Kosovës e akuzojnë Serbinë për mos-bashkëpunim për zbardhjen e vrasjes së policit, Enver Zymberi.

Behar Selimi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme thotë se Serbia po e mbanë peng zbardhjen e vrasjes së policit Enver Zymberi.

“Mendoj se të dyshuarit kryesorë edhe mund të qarkullojnë në Serbi, por Serbia nuk punon në këtë drejtim”, tha zv.ministri Selimi.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës dhe EULEX po vazhdojnë të bëjnë hetime dhe kanë gatishmëri që deri në fund të ndriçojnë këtë rast.

“Prokurori i EULEX-it e ka rastin dhe ka pasur disa rezultate, por dyshohet se i dyshuari kryesor akoma është në ikje për të cilin ka arrest ndërkombëtar”.

Një proces gjyqësor ishte zhvilluar për rastin e vrasjes së policit Enver Zymberi.

Por, të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit, Radovan Radiq dhe Millovan Vllaskoviq në prill të 2015-së në gjykatën në veri të Mitrovicës janë shpallur të pafajshëm.

Ndërsa, Rexhep Selimi, deputet i zgjedhur nga Vetëvendosja thotë se aksioni i 25 korrikut të vitit 2011 ishte i planifikuar për të dështuar.

“Aksioni ishte i pa menduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme për realizimin e një veprimi policorë”, ka shkruar Selimi.

Aksioni, sipas tij, nuk e ktheu sovranitetin e qeverisë në komunat veriore.

“Nga kreu i qeverisë se atëhershme u proklamua si aksion i suksesshëm në shtrirjen e sovranitetit të vendit në Komunat veriore të vendit të cilat, sikurse edhe sot, ishin jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka shkruar se aksioni i 25 korrikut rezultoi me negociata të reja me Serbinë, në të cilat Kosova vetëm ka humbur.

“Që nga 25 korriku e deri te “treni rus” u duk sikur aksioni policorë ishte i paplanifikuar, por doli që vetë dështimi ishte plani kryeministrit të atëhershëm dhe i të ashtuquajturit presidenti aktual i Kosovës”, ka shkruar Selimi.

Por, ai ka folur fjalë të mëdha për policin e rënë, Enver Zymberi, që sipas tij ishte viktimë e një avanture politike të ish-kryeministrit Thaçi.

“Në këtë datë e kujtojmë me respekt dhe e çmojmë sakrificën e secilit polic të Kosovës që u treguan të gatshëm t’i dalin në mbrojtje të vendit, Kushtetutës dhe ligjit. Veçanërisht kujtojmë Enver Zymberin – dëshmorin e Kosovës – për të cilin kërkojmë që kryerësit të aktit terrorist kundër Policisë së Kosovës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar deputeti Selimi.

Dhe ai kërkon përgjegjësi edhe ndaj udhëheqësve të asaj kohe.

“Po ashtu të ngarkohen me përgjegjësi ata që e futen Policinë e Kosovës në kurthat e politikës konspirative në dëm të sovranitetit dhe të interesave strategjike të Kosovës”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka kushtuar një status në Facebook rënies së Enver Zymberit në aksionin e 25 korrikut. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori