LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbardhet dëshmia e dy vajzave që u takuan me viktimat, pak para atentatit

Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbardhet dëshmia e dy vajzave që u takuan me viktimat, pak para atentatit

Zbardhet dëshmia e dy vajzave që u takuan me Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, vetëm pak para atentatit, ku persona ende të paidentifikuar i ekzekutuan brenda makinës së tyre në Sukth.

Atentat me dy viktima në Durrës, vetura bëhet “shoshë” nga plumbat (Video)
Lexo po ashtu Atentat me dy viktima në Durrës, vetura bëhet “shoshë” nga plumbat (Video)

“Panorama” raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentatit dhe janë marrë në pyetje nga policia.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit konfirmojnë se Dalipaj dhe Dautaj pak orë para atentatit janë takuar me dy vajza në një pikë karburanti.

Vajzat janë identifikuar nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë së karburantit dhe janë thërritur, nga ku janë marrë në pyetje me hollësi për detaje që do t’i shërbejnë hetimit.

Dy mikeshat e viktimave, emrat e të cilave Policia nuk i bën të ditur për shkak të sekretit hetimor, kanë rrëfyer me detaje takimin e fundit me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn.

Vajzat kanë pranuar se janë takuar me ta në një karburant pranë zonës ku ndodhi atentati dhe se me ta kanë pirë veçse një kafe të shkurtër.

“Kemi pirë një kafe të katërt. I kërkuam Ervin Dalipajt që të na ndihmonte që të kalonim në kolaudimin e Durrësit një makinë. Pasi biseduam, ai na premtoi se do ta zgjidhte me disa të njohur të tij te kolaudimi. Na dha para që ne të dyja të shkonim të hanim një drekë si fillim, dhe pastaj do të ritakoheshim që të shkonim për makinën. Na thanë se do të shkonin te kolaudimi, kur u ndamë me ta. Por u kanë zënë pritë dhe nuk arritën dot të mbërrijnë atje”, janë shprehur në Polici dy vajzat, që sipas të dhënave kanë qenë mikesha të Dalipajt dhe Dautajt.

Sipas dëshmisë së dhënë, asnjëra prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për ngjarjen dhe aktivitetin e tyre.

Vajzat kanë rrëfyer se ngjarjen e mësuan nëpërmjet mediave online që sillnin njoftime në telefon.

“Me Ervinin dhe Xhinon njifemi prej disa kohësh, por thjesht shoqëroheshim me ta dhe nuk kishim dijeni për probleme konkrete të tyre në kohët e fundit”, mësohet të jenë shprehur ndër të tjera për Policinë dy vajzat me të cilat u takuan pak para atentatit Dalipaj dhe Dautaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori