LAJMI I FUNDIT:

Voziste shkujdesur për shkak se shikonte futboll në telefon (Video)

Voziste shkujdesur për shkak se shikonte futboll në telefon (Video)

Shoferi i paemëruar ka vozitur shkujdesur nëpër një rrugë të Norfolk të Anglisë, sepse ishte i zënë duke shikuar futboll.

Megjithëse nuk shihet mirë në filmim, çifti që kanë qenë prapa dëshmojnë se ai kishte vendosur telefonin pranë timonit.


Ata është dashur të bëjnë kujdes nga Ford Fiesta që kalonte pa kontroll nëpër shirita, ndërsa ndaloi përnjëherë në semafor.

Pamjet janë duke u hetuar nga forcat e rendit, të cilët po përpiqen ta identifikojnë shoferin. /Telegrafi/