LAJMI I FUNDIT:

Vonohet transferimi i Fazliut në Belgjikë

Vonohet transferimi i Fazliut në Belgjikë

Sulmuesi Astrit Fazliu ka pak gjasa që në stinorin pranveror të luajë te skuadra Sint Niklaas që garon në Ligën e Dytë të Belgjikës, për arsye se Prishtina po kërkon dëmshpërblim për të.

"Unë kam arritur marrëveshje me klubin belg, por Prishtina po kërkon dëmshpërblim për mua dhe nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, atëherë ka pak gjasa që unë të luaj për Niklaasin”.

“Menaxheri dhe klubi belg janë në bisedime me Prishtinën për të gjetur gjuhë të përbashkët", ka thënë Fazliu të dielën për gazetën Zëri.


Pos tij, jashtë vendit për prova ishin edhe Besnik Krasniqi e Behar Maliqi, por nuk kanë arritur t’i bindin drejtuesit e skuadrave ku ata janë provuar./Telegrafi/