LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen lanson së shpejti një Golf të rifreskuar (Foto)

Volkswagen lanson së shpejti një Golf të rifreskuar (Foto)

Në New York Auto Show 2017 që zhvillohet gjatë javës së ardhshme, Volkswagen lanson modelin më të ri të Golf, që del në shitje më 2018.

Nuk bëhen të ditura detajet, por pritet të jetë i rifreskuar, me fuqi shtesë dhe më shumë mundësi teknologjike, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme nuk do të ndryshojë nga modelet bazë, por grilli mund të jetë më i gjerë, derisa aerodinamika të shtohet në masë më të madhe.

Megjithëse është publikuar edhe një pjesë enterierit, nuk shihet se çfarë shpejtësi shënon te treguesi, apo ndonjë detaj tjetër.

Lajmi për makinën Golf, vjen në kohën kur VW, si shumë prodhues tjerë, janë koncentruar në modelet SUV dhe po përpiqen t’i përpunojnë sa më shumë. /Telegrafi/