LAJMI I FUNDIT:

Vokshi i përgjigjet Veliajt: Çadra nuk lëviz nga Bulevardi!

Vokshi i përgjigjet Veliajt: Çadra nuk lëviz nga Bulevardi!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e PD-së për ta zhvendosur tendën e protestës te lulishtja e Piramidës, me qëllim çlirimin e trafikut në Bulevardin qendror të Kryeqytetit.

Mirëpo, organizatorët e protestës së Partisë Demokratike në çadrën përpara Kryeministrisë, i janë përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se nuk do ta largojnë çadrën nga Bulevardi.


Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se çadra nuk do të largohet pasi vendi i protestës është zgjedhur nga qytetarët.

“Kjo çadër që tashmë ka një emër ‘Çadra e Lirisë’, ka tmerruar Velinë dhe shefin e tij. Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD. Ne do të rrijmë këtu dhe s’kemi për t’u larguar. Veliaj të largohet nga posdti i kryebashkiakut pasi ende s’ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës. S’ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s’kanë marrë rrogat. Ai duhet të largohet njëherë e mirë. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjtiha mediave. Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit.

Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar”, u shpreh Vokshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori