LAJMI I FUNDIT:

Vojo Kushi “i” Prishtinës, pjesë e grupit që vrau djalin e Isa Begut – nënkolonelin Adem Boletini

Vojo Kushi “i” Prishtinës, pjesë e grupit që vrau djalin e Isa Begut – nënkolonelin Adem Boletini

Viti 1946 ishte viti i krijimit formal të bashkëpunimit Jugosllavi-Shqipëri, pasi u nënshkrua Traktati për Miqësinë, Bashkëpunimin dhe Ndihmën Reciproke me afat 20-vjeçar. Këto dy shtete gjatë këtij viti do të lidhin 21 marrëveshje.

80 vite më vonë, vazhdon në një mënyrë tjetër kjo miqësi! Më 2016 në Prishtinë, në Lagjen Ulpiana, gjendet rruga me emrin e Vojo Kushit.


Kushi ishte malazez, por pushteti i Zogut ua kishte hequr serbëve e malazezëve prapashtesën “viq” e “iq” nga mbiemrat. Ai i takonte grupit komunist të Shkodrës, si Vasil Shanto dhe Branko Kadija. Nga ky grup Jordan Misja ishte serb, ndërkaq shqiptar “i madh” ishte veç Qemal Stafa. Grupet komuniste shqiptare do të bashkohen më 8 nëntor 1941, po ashtu nën udhëheqjen e një malazezi tjetër, Milladin Popoviqit. Enver Hoxha atëherë zgjidhet kryetar, transmeton Telegrafi.

Kushi pra ishte pjesë e grupit komunist të Shkodrës, ku ishte Shanto që me 23 nëntor vrau të birin e Isa Boletinit, nënkolonelin Adem Boletini.

“Vrasja e babait tim nënkolonel Adem Boletinit, u krye në 23 nëntor të vitit 1943 nga komunistët shkodranë. Ajo vrasje u nxit dhe u urdhërua nga komunistët serbë që në atë kohë drejtonin dhe Partinë Komuniste në Shqipëri”, ka thënë i biri Ademit, Isa. “Si rezultat i politikës të ndjekur nga Beogradi dhe Tirana komuniste, që pas vrasjes së gjyshit në 1913, nga familja jonë u vranë apo ekzekutuan 15 vetë dhe dhjetë të tjerë kaluan vite të tëra në burgje dhe internime. Sikur të mos mjaftonte ekzekutimi i babait tonë Ademit, regjimi komunist që erdhi në pushtet në 1944, vazhdoi hakmarrjen ndaj familjes së Isa Boletinit. Kështu, në vitin 1947 u arrestua nëna ime Adile Bekteshi, e cila vuajti pesë vjet në burgjet e skëterrës komuniste, ku nga kushtet e këqija mori dhe disa sëmundje të cilat nuk iu ndanë derisa vdiq”.

Ndaj emërtimit të rrugës së Prishtinës me emrin e Vojo Kushit, i pari ka reaguar studiuesi Bajram Mjeku.

“Duke u vetëquajtur shqiptar (Vojo Kushi), gjatë Luftës së Dytë Botërore vrau dhjetëra nacionalist shqiptarë. Edhe disa rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë emra komunistësh, dy dekada pas pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Mjeku.

Fatkeqësisht, edhe në Shqipëri ka monumente të Vojo Kushit dhe rrugë me emrin e tij. Madje, dikur edhe stadiumi “Loro Boriçi” quhej emrin e tij e Kushit – Vojisllav Kushiqit. /Telegrafi/

Dikur stadiumi ‘Loro Boriçi’ mbante emrin e një komunisti antishqiptar (Foto)
Lexo po ashtu Dikur stadiumi ‘Loro Boriçi’ mbante emrin e një komunisti antishqiptar (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori